Patën përplasje në El Clasico, mësohen fjalët që Vini Jr i tha Inigo Martinezit
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, u përfshi në një moment të tensionuar me mbrojtësin e Barcelonës, Inigo Martinez, gjatë përballjes së fundit në El Clasico.
Incidenti ndodhi në minutën e 78-të, në kohën kur po kryheshin disa zëvendësime. Pikërisht në atë çast, mbrojtësi spanjoll nisi një debat të ashpër me brazilianin.
Vinicius nuk humbi rastin për të thumbuar kundërshtarin, duke e përqeshur për eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve ndaj Interit.
Ai mund të dëgjohej duke i thënë Inigos: “Doje Ligën e Kampionëve, por në fund… jo, në fund jo.”
Vinicius says to Inigo Martinez:
“you wanted to win the Champions League, but in the end you didn’t get it, in the end you didn’t win it.” 😂😂😂 pic.twitter.com/nZ9ESihe7Q
— RMFCTeam (@RMFC_team) May 12, 2025
Kjo deklaratë ironike ndodhi në një atmosferë tashmë të nxehtë mes dy rivalëve të përjetshëm.
Pak më herët gjatë ndeshjes, Vinicius kishte provokuar edhe tifozët e Barcelonës në stadium duke bërë një gjest me numrin “15”, që simbolizonte numrin e trofeve të Ligës së Kampionëve që ka fituar Real Madridi.
Ky veprim shkaktoi zemërim te tifozët katalanas dhe shtoi tensionin në një El Clasico që tradicionalisht është i mbushur me emocione dhe polemika. /Periskopi/



