Patrisi publikon fotografinë më të bukur nga festa e ditëlindjes të Tianit

Patrisi publikon fotografinë më të bukur nga festa e ditëlindjes të Tianit

Treshja të lumtur pranë njëri-tjetrit Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku, por edhe të komentuara në mediat rozë.

Si Tuna, ashtu edhe Patrisi janë aktiv në rrjete sociale, të cilët për ndjekësit e tyre të shumtë po publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Sot, bashkëshorti i këngëtares ka hedhur në instagram një imazh të bukur me gruan dhe djalin. Të tre të veshur me ngjyra të njëjta dhe të buzëqeshur duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. Ndryshe, Tuna dhe Patrisi para tri dite festuan ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Tianit./21Media

Shpërndaje në: