Paul Pogba tregon aftësitë basketbollistike kundër yllit të NBA (Foto/Video)
Mesfushori i Man United, Paul Pogba ka shpërndarë një video të tij duke shënuar pikë mbi basketbollistin e Philadelphia 76ers, Joel Embiid.
Francezi përdori përshkrimin: “Vëlla mos u mërzit”, transmeton Periskopi.
Porsa shënoi, Pogba kërkoi të mos vazhdohej më loja derisa festonte i lumtur.




Por më vonë, Embiid postoi një video të tij ku fillimisht dribloi Paul Pogban, para se ta ‘nguliste’ fuqishëm topin.
Pogba dhe skuadra e tij e United gjenden në ShBA, ku po kryejnë përgatitjet e tyre para sezonale. /Periskopi



