Pavard: Bayerni është klubi më i mirë në botë
Benjamin Pavard ka deklaruar se beson se do të bashkohet me klubin më të mirë në botë, kur ai nënshkruan për Bayern Munchen këtë verë.
Ishte njoftuar një muaj më parë që 22 vjeçari do të transferohej te Bayern në fundin e këtij sezoni.
Mbrojtësi francez zbuloi se ishte në stadiumin e ‘Bavarezëve’ kur ai vendosi të largohej drejt pesë herë kampionëve të Evropës, transmeton Periskopi.

”Kam pasur një moment kyç, kur qëndrova me Stuttgartin në tunelin e Allianz Arena sezonin e kaluar”.
”Pashë lojtarët e Bayernit të ulur pranë meje dhe ndjeva atmosferën, e dija: “Unë dua të luaj atje një ditë”.
”Nuk dëshiroja të ndërroja kampionat dhe kur më erdhi oferta e Bayern nuk hezitova, pasi do luaj për klubin më të mirë në botë”, tha Pavard. /Periskopi/



