Payet prezantohet si lojtar i Marseille (Foto)

Payet prezantohet si lojtar i Marseille (Foto)

29-vjeçari edhe zyrtarisht është rikthyer në skuadrën e Olympique Marseille që gjeti akord me West Ham Unitedin pas rreth tri javëve negociata.

Vetëm dy vite më parë Marseille e shiti për 15 milionë euro Payetin në klubin anglez.

Ndërkohë tani gjiganti francez ka paguar 29 milionë euro për ta rikthyer yllin e tyre në ‘Veledrome’.

payet-xlarge_trans_nvbqzqnjv4bqbsjhxsadaww47u3owkwbcbhybgvqii4lbufknxw4bq4

 

Payet ka nënshkruar kontratë afatgjate deri në qershor të vitit 2021 me klubin më të trofeshëm në Francë.

Prezantimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, ndërkohë reprezentuesi francez ka thënë se është i lumtur që është rikthyer në Marseille.

Shpërndaje në: