Payet-Real Madrid, a do të ndodh kjo?
Ai thotë se mesfushori Dimitri Payet ka kualitetet e nevojshme për të luajtur për Real Madridin.
Me këtë deklaratë ai mund t’i shuajë shpresat e klubit francez Marseille, të cilët janë duke u interesuar shumë për francezin, i cili ka shkëlqyer në sezonet e fundit me formën e tij.
“Marseille duhet ta di se Payet ka kualitete për të luajtur në Real Madrid, andaj nuk do të kushtojë lirë, nëse vendosim ta shesim”, deklaroi ai për “Goal.com”.
“Ju siguroj se nuk marrim asnjë vendim përveç atyre që janë në interesin më të mirë të klubit”, theksoi ai. /Periskopi.com



