PDK-ja sërish kërcënon LDK-në, s’do ta votojë buxhetin

PDK-ja sërish kërcënon LDK-në, s’do ta votojë buxhetin

PDK-ja ka kërcënuar sërish se do të votojë kundër buxhetit të vitit të ardhshëm, nëse nuk ndryshohet struktura aktuale e tij, raporton KTV.

Anëtarja e kësaj partie dhe e Komisionit për Buxhet, Safete Hadërgjonaj, ka deklaruar se ankesat më të mëdha janë te investimet në infrastrukturë.

Ajo ka thënë se Ministria e Financave ka sjellë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve që nuk e kishte sjellë kur buxheti u diskutua në Komisionin për buxhet.

Por, më optimist është Naser Osmani nga LDK-ja, që kryeson Komisionin për Buxhet.

Sipas tij, janë 60 kërkesa për ndryshime në buxhet që kanë ardhur si nga partneri i koalicionit, ashtu edhe nga ministritë e ndryshme.

Shpërndaje në: