PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së për mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetin e viktimave të luftës
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një reagim të drejtë qytetar dhe kombëtar.
Sipas PDK-së, protesta synon mbrojtjen e dinjitetit të viktimave dhe të vlerave të luftës çlirimtare, ndërsa çdo përpjekje për shtrembërimin e fakteve apo rishkrimin e historisë është e papranueshme.
PDK thekson se ruajtja e së vërtetës për luftën mbetet një detyrim shtetëror dhe moral, në nderim të sakrificës së viktimave.
OVL-UÇK dënon ekspozitën për masakrat, të hënën protestë para Kuvendit



