PDK në Lipjan marrëveshje me Nismën për zgjedhjet lokale, Buja: Fitorja është e jona

PDK në Lipjan marrëveshje me Nismën për zgjedhjet lokale, Buja: Fitorja është e jona

Kandidati i PDK`së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se PDK`ja në këtë komunë ka bërë marrëveshje me Nismën Socialdemokrate për zgjedhjet lokale në Lipjan.

Buja thekson se sipas kësaj marrëveshjeje, Nisma do të mbështesë kandidaturën e tij për kryetar të komunës dhe nuk do të ketë kandidat të saj, ndërsa për Kuvendin Komunal do të garojë me listën e vet.

“Ky bashkim është i ndërtuar mbi themelin e lavdishëm e të përbashkët, kontributin tonë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Fitorja është e jona” ka shkruar Buja.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi, Lipjan!Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si kandidat për Kryetar të Komunës, së bashku me Nismën Socialdemokrate, kemi bashkuar forcat në një marrëveshje për zgjedhjet lokale në Lipjan.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Nisma do të mbështesë kandidaturën time për Kryetar të Komunës dhe nuk do të ketë kandidat të saj, ndërsa për Kuvendin Komunal do të garojë me listën e vet.Ky bashkim është i ndërtuar mbi themelin e lavdishëm e të përbashkët, kontributin tonë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fitorja është e jona!

Shpërndaje në: