PDK prezanton 110 kandidatët për deputetë

PDK prezanton 110 kandidatët për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës, në prezantimin e vizionit të kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, prezantuan zyrtarisht edhe listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në tubimin e mbajtur sot nga kjo parti, e që pjesëmarrja ishte masive, u prezantuan plot 110 kandidatët për deputetë.

Kjo listë përmban njerëz të profesioneve të ndryshme, e figura të njohura politike.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme, garon me numrin 130.

Po ashtu, kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, sot zbuloi edhe sloganin e PDK-së për këto zgjedhje, i cili është “Bashkë. Përpara”.

Shpërndaje në: