PDK-së i bashkohet ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, Hamza: Vazhdojmë përpara me përkushtim
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, shkruan Periskopi.
“Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, shkroi mes tjerash Hamza.
Postimi i plotë:
Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!



