Peci ia mori nga duart Darkën e Lamës, kabineti i reagon ministrit: Është organizim nën patronatin e Presidencës

Peci ia mori nga duart Darkën e Lamës, kabineti i reagon ministrit: Është organizim nën patronatin e Presidencës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, më 2 dhjetor shtroi Darkën e Lamës, ku mes shumë njerëzve, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Kjo darkë nuk shkoi pa pasur reagime nga Presidenca.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani thuhet se Darka e Lamës është organizim nën patronatin e Presidencës.

Kupina deklaroi ”ruajtja e kësaj trashëgimie është thelbësore për ta vazhduar traditën tonë kombëtare dhe institucionale”.

Reagimi:

Darka e Lamës, e inicuar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova është traditë të cilën Presidentja Osmani e ka vazhduar çdo vit, përfshirë sivjet më 26 tetor 2024.

Çdo vit nderohen grupe të ndryshme, ndaj përgjatë kësaj pjese të mandatit të Presidentes Osmani, kjo darkë është shtruar për: trupin diplomatik, Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymberi”, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe më 26 tetor të këtij viti, me fëmijët dhe të rinjtë e fshatit SOS.

Ruajtja e kësaj trashëgimie është thelbësore për ta vazhduar traditën tonë kombëtare dhe institucionale. Në përputhje me vizionin e Presidentit Rugova, Darka e Lamës është një organizim nën patronatin e institucionit të Presidencës, institucion ky që sipas kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, e poashtu mbahet në tetor për shkak të kohës kur mblidhen dhe vilen të mirat e tokës sonë.

Pra, ashtu siç është nisur nga Presidenti Rugova, ashtu është vazhduar deri tash nga Presidentja Osmani.

Bekim Kupina, këshilltar për Media

Dy darka të Lamës, Osmani e kishte mbajtur në tetor, Peci mbrëmë

Ndryshe nga herat e kaluara, këtë vit Pecit i del rend me organizu Darkën e Lamës, Osmani s’i shkon

Shpërndaje në: