Pejanët iu përgjigjen masivisht thirrjeve për protestë kundër demarkacionit

Pejanët iu përgjigjen masivisht thirrjeve për protestë kundër demarkacionit

Sot në qytetin e Pejës është mbajtur një protestë për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje të cilën Kuvendin i Kosovës planifikon ta ratifikojë më 1 shtator.

Protesta e sotme duket se ka mbledhur një masë të konsiderueshme protestuesish.

Siç shihet nga fotografitë e publikuara nga Vetëvendosje, pejanët i janë përgjigjur masivisht thirrjeve për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.

Një tjetër protestë Vetëvendosje do ta mbajë më 1 shtator në Prishtinë. Subjekti është duke punuar intensivisht në terren për mobilizimin e qytetarëve që të protestojnë. /Periskopi/

v2 v3 v4 v5 v6 v7

v1

Shpërndaje në: