Pejë: Burri raporton se u rrah nga djemtë e gruas së tij që i ka me burrë tjetër
Një burrë në Pejë ka raportuar polici se është rrahur nga dh djemtë e gruas së tij ( të cilët i ka me burrë tjetër), shkruan Periskopi.
Sipa njoftimi të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
Pejë 06.12.2024 – 06:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (djemtë e bashkëshortes të cilët i ka me burrë tjetër). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.



