Pejë: Dy persona plagosen pranë Gjykatës i dyshuari arrestohet, Policia jep detaje

Pejë: Dy persona plagosen pranë Gjykatës i dyshuari arrestohet, Policia jep detaje

Dy persona janë plagosur rreth orës 16:00 pranë Gjykatës Themelore në Pejë, më saktësisht në rrugën “Hasan Murati”.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë (rruga ‘Hasan Murati’) ka pasur të shtëna me armë. Nga ngjarja janë lënduar dy persona, ndërsa një i dyshuar është arrestuar. Të lënduarit ndodhen në spital për trajtim.Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin”, tha Gashi./Periskopi

Shpërndaje në: