Pelat nëpër rrugët e Prishtinës (Video)
Na ndodh shumë shpesh që nëpër rrugët e Prishtinës të shohim kafshë të ndryshme duke ecur në mes të njerëzve.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në lagjen “Bregu i Diellit”, në kryeqytet, shkruan Indeksonline.
Në një video që ka dërguar lexuesi i Indeksonline, shihen dy pela duke i prerë rrugën veturës që po kalonte.
Ajo që bie në sy është që pelat kalojnë rrugën përmes vijave të bardha (zebrave).
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1282382495192761/



