Pele ka një mesazh për Neymar: Zoti të ka dhënë një dhuratë, shfrytëzoje!
Pele e ka të vështirë të mbrojë nga kritikat Neymarin për atë që është perceptuar si simulim i tepruar dhe i ka bërë thirrje sulmuesit të Paris Saint-Germain që të jap maksimumin e talentit të tij.
Ylli brazilian vazhdoi me skena teatrale edhe në Kampionatin Botëror, ku ‘Seleçao’ u eliminuan në çerekfinale nga Belgjika, transmeton Periskopi.
Fituesi i trefishtë i Kampionatit Botëror me Brazilin, Pele ka folur për veprimet e Neymar, duke thënë se është e vështirë ta mbrosh atë nga kritikat.

”Është e vështirë për ta mbrojtur Neymarin për të gjitha gjërat që ai bën përveç të luajturit futboll. Kam biseduar me të dhe i kam kujtuar atij çfarë aftësi posedon”, tha ai për Folha de Sao Paulo.
”Ai ishte i pafat sepse Brazili nuk fitoi Botërorin, por ai u veçua me skenat që bëri”.
”Unë jam takuar dy herë me të. Kam biseduar dhe i kam shpjeguar: ‘Zoti i futbollit të ka dhënë një dhuratë. Pse po e komplikon’,” potencoi ai. /Periskopi



