Pele këshillon Mbappen
Legjenda braziliane, Pele ka gjetur kohën të flas rreth yjeve të rinj të futbollit botëror, duke e ndalur fokusin tek sulmuesi Kylian Mbappe.
Pele i bëri dhuratë kampionit aktual të botës fanellën me emrin e tij dhe nënshkrimin, teksa Mbappe e falenderoi duke e quajtur ”mbret”.
Megjithatë, ish-lojtari i Santos i ka dhënë disa këshilla yllit të PSG: ”Ti je një futbollist shumë special, ke diçka të veçantë. Ndjek këto dy këshilla: Rri i përulur dhe puno fortë”, ka theksuar Pele./Periskopi/



