Pemët gjigande afrikane më të vjetra në botë zhduken si pasojë e ngrohjes globale
Disa pemë afrikane të njohura si “baobab” janë zhdukur papritmas tërësisht, thuhet sipas një studimi.
Pemët të vjetra ndërmjet 1, 100 dhe 2, 500 vjeçare janë viktimat e para të ndryshimit klimatik.
“Kemi raportuar se nëntë nga 13 pemët e vjetra janë zhdukur, ose pjesa e tyre kanë vdekur gjatë këtyre 12 viteve të fundit”, shkruan një ekip studiuesish në një revistë shkencore “Nature Plants”, duke përshkruar “një ngjarje me një madhësi të pashembullt”.
“Definitvisht është shokuese dhe dramatike të përjetosh humbjen e pemëve mijavjeçare gjatë epokës sonë”, tha bashkëpunëtori i studimit Adrian Patrut i Universitetit Babes-Bolyai në Rumani, raportoi “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Pemët baobab janë pemët më jetëgjata në botë. Ato zakonisht janë rritur në rajonin e savannas të Afrikës – një zonë tropikale.
Pemët ikonike janë të vjetra rreth 3, 000 vjeçare dhe gjithashtu të gjata. Pema shërben si një depo masive e ujit, dhe mban fryt që ushqen kafshët dhe njerëzit. Hulumtuesit përdorën metodën e radiokarbonit për të analizuar mostrat e marra nga pjesë të ndryshme të trungut të secilës pemë./Periskopi/



