Penalltitë e mbajnë Flamurtarin në Superligë (Foto)

Penalltitë e mbajnë Flamurtarin në Superligë (Foto)

Flamurtari e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 6:5 në penallti

Vushtrria dhe Flamurtari luajtën baraz 1:1 pas 120 minutave, transmeton Periskopi.

Almir Ajzeraj shënoi golin e parë në këtë takim për Flamuartarin në minutën e 15-të, ndërsa Vushtrria barazoi me anë të Jetmir Topallit në minutën e 84-të.

Në penallti më efiaks u treguan prishtinasit të cilët fituan 6:5.

Kështu Flamurtari siguron Superligën edhe për edicionin e ardhshëm, ndërsa Vushtrria do të bëjë gara përsëri në Ligën e Parë. /Periskopi/

Shpërndaje në: