Penalti për Cikalleshin, shihni çfarë bën sulmuesi shqiptar në Turqi (Video)

Penalti për Cikalleshin, shihni çfarë bën sulmuesi shqiptar në Turqi (Video)

Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli në kampionatin turk, në ndeshjen që ekipi i tij, Osmanlispor, e fitoi me rezultatin 3-0.

Kavajasi rikthehet te goli pas disa javësh, dhe ky është goli i dytë i sulmuesit të Kombëtares në Turqi, për këtë sezon.

Cikalleshi shënoi goli e parë në ndeshjen Osmanlispor – Alanyaspor, nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi i kavajasit ndodhet në vendin e 14-të në kampionatin turk dhe po lufton për mbijetesë.

Shpërndaje në: