Pendohet Rita Ora, fshin tatuazhin
Këngëtarja e famshme botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, si duket është penduar për një tatuazh të bërë kohë më parë në dorën e djathte.
Ylli botëror ka pasur një tatuazh të dytë në dorën e djathtë, një trëndafil të zezë të cilin e zbuloi vitin e kaluar në Billboard Awards.
Por Rita është parë dje me dorë të lënduar, pasi që ka qenë në një klinikë për të larguar tatuazhin, domethënia e të cilit ende nuk dihet, transmeton Kosovapress.
Rita Ora duket se ka një pasion të veçantë ndaj tatuazheve, pasi që në trupin e saj janë 30 sosh.





