Pensionisti nga Gjilani: Shteti nuk bëhet me arrogancë, partitë të civilizohen

Pensionisti nga Gjilani: Shteti nuk bëhet me arrogancë, partitë të civilizohen

Fluks i madh i qytetarëve ka në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan.

Këto janë zgjedhjet e katërta këtë vit në vend, një pensionist tha se kur është nevoja, nuk është aspak e lodhshme të dilet e të votohet.

“Shtetin duhet ta ruajmë, por më shumë duhet ta ruajnë bota e rinisë”, tha ai.

Pos tjerash, si pensionist,  ai u shpreh se është i kënaqur me “rrogat” që i kanë.

“Pas këtyre votimeve, presim që të gjitha partitë të civilizohen. Shteti nuk bëhet me arrogancë”, ishte kërkesa e tij.

Shpërndaje në: