Pensionohet legjenda e Chelseat
Ish-kapiteni i Anglisë, John Terry ka njoftuar se nuk do jetë më pjesë e futbollit aktiv.
Terry kishte qenë pa klub qysh nga sezoni 2017/2018, kur u lirua nga Aston Villa. Ai kishte arritur marrëveshje për transferimin te Spartak Moska, por për çështje familjare ai ateroi në Rusi.

Tashmë raportohet se ai ka arritur marrëveshje me Aston Villan dhe do jetë asistenti i Thierry Henryt tek ekipi që garon në Championship.
Terry fitoi pesë trofe të Premier League dhe Ligën e Kampionëve me Chelsean, nga trofet më të rëndësishëm./Periskopi/



