Pensionohet nga aktrimi legjenda e filmit

Pensionohet nga aktrimi legjenda e filmit

Daniel Day-Lewis ka paralajmëruar që synon të tërhiqet nga aktrimi pas filmit tij tjetër.

Day-Lewis është bashkuar sërish me regjisorin Paul Thomas për filmin Phantom Thread, që del këtë dhjetor. Ai në këtë film e luan rolin e një rrobaqepësi në dramën e modës.

Aktori britanik, 60 vjeçar, njihet për rolet në filmat Gangs of New York dhe There Will Be Blood, shkruan NME, transmeton Klan Kosova.

Një deklaratë për Variety nga zëdhënësi Leslee Dart e konfirmoi lajmin  e tij:

“Daniel Day-Lewis nuk do të punojë më si aktor. Ai është tejet mirënjohës ndaj të gjithë bashkëpunuësëve dhe audiencës përgjatë shumë viteve. Ky është një vendim privat dhe as ai por as përfaqësuesit e tij nuk do të komentojnë më shumë në këtë temë”.

Daniel Day-Lewis është aktori i vetëm që ka fituar tre çmime Oskar për aktorin më të mirë në rol kryesor për filmat My Left Foot, There Will Be Blood dhe Lincoln.

Day-Lewis edhe në të kaluarën ka marrë pauza të gjata mes roleve e tij. Madje, në një intervistë më 2008, ai kishte thënë:

“Jeta ime larg setit filmik, është jetë ku e ndjek kuriozitetin tim po aq zellshëm sikurse kur punoj. Me fort ndjesi pozitive rri larg punës për një kohë. Gjithmonë më është dukur e natyrshme që kjo më kthehet si ndihmë në punën që e bëj”.

 

Shpërndaje në: