Pep Guardiola me fjalë të mëdha për Burnleyn (Foto)
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka treguar se ka respekt për stilin e lojës së Burnley, pas startit impresionues në sezonin e ri.
City janë të pamposhtur këtë sezon në Premier Ligë, duke mbledhur 49 pikë nga 17 ndeshjet e para, transmeton Periskopi.



“Më pëlqejnë shumë gjëra tek Burnley, se si luajnë dhe për atë që bëjnë. Kam respekt për Burnleyn dhe për atë që janë duke bërë këtë sezon”, tha Guardiola, në konferencën për shtyp gjatë ditës së premte.
Skuadra e Pep do të ndeshet me Tottenham Hotspur, të shtunën në mbrëmje. /Periskopi



