Pep Guardiola merr vendimin final për shqiptarin Bersant Celina

Pep Guardiola merr vendimin final për shqiptarin Bersant Celina

Bersant Celina edicionin e ardhshëm pritet të luajnë Championship te skuadra e Boltonit.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, e ka konfirmuar se për të po interesohet skuadra e ligës së dytë të Anglisë, Bolton.

Celina është lojtar i Manchester Cityt, por që vitin e kaluar luajti si i huazuar në Twente të Holandës.

“E di se Boltoni është shumë i interesuar që të më transferojë. Por të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka edhe disa klube të tjera të rëndësishme, por besoj se Boltoni është mjaftueshëm i mirë. Klube që promovohen në gara, mund të befasojnë. Boltoni është klub i madh që i takon Championshipit apo Premier Ligës”, tha Celina për Aftenposten.

Shpërndaje në: