Pep Guardiola në telashe, UEFA pritet ta dënojë rëndë (Foto)
Përplasja në fund të pjesës së parë, e trajnerit Guardiola, me arbitrin spanjoll, Mateu Lahoz, duket se do t’i kushtojë numrit një të pankinës së Cityt
Protestat për një gol të anuluar ndaj Sane, bënë që Guardiola të shpërthente në protesta, por arbitri e përjashtoi, dhe tekniku spanjoll u detyrua ta ndiqte nga tribuna pjesën e mbetur të takimit.
UEFA ka nisur edhe një hetim për këtë ngjarje, ku thuhet se ai ka shkelur nenin e 69-të, që një trajner kur del nga fusha nuk mund të komunikojë me stafin apo lojtarët e tij.
Por, në pushimin e ndeshjes, Guardiola ishte në dhomat e zhveshjes, pavarësisht se arbitri e dënoi sapo mbaroi 45-minutëshi i parë. Guardiola mund të ndëshkohet me gjobë ose me ndeshje pezullim.




