Pepe i tregon Ronaldos tek cili klub të transferohet
Pepe i ka bërë thirrje Cristiano Ronaldos që t’i bashkohet atij tek skuadra e Paris Saint-Germain, pasi sulmuesi ka deklaruar që do të largohet nga Real Madridi, raporton El Transistor.
Ronaldo për momentin është me Pepen në Kupën e Konfederatave me Portugalinë, dhe ka diskutuar të ardhmen e tij me klubin dhe bashkëlojtarin, transmeton Periskopi.
Pritet që Pepe të nënshkruajë me PSG dhe këtë ai po e dëshiron edhe për Ronaldon, i cili është i interesuar në rikthim tek Man United. /Periskopi



