Për 24 orë policia në Prizren sekuestron armë dhe ndalon dy persona

Për 24 orë policia në Prizren sekuestron armë dhe ndalon dy persona

Policia ka njoftuar se për 24 orë, në dy raste të ndara, ka sekuestruar armë dhe ka ndaluar 2 persona.

Në rastin e parë: Më datë 11.01.2026, rreth orës 23:00, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë në drejtim të një lokali të pa meremetuar. Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri me fishekë.

Në rastin e dytë: Më datë 12.01.2026, në fshatin Mazrrek të Prizrenit, policia ka sekuestruar një armë gjuetie, pasi ka mbledhur prova se i dyshuari kishte shtënë me armë gjatë festimeve të Vitit të Ri, më 31.12.2025.

Të dyshuarit janë ndaluar.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: