Për bastvënie janë arrestuar edhe lojtarë të Fenerbahçes e Galatasarayt

Për bastvënie janë arrestuar edhe lojtarë të Fenerbahçes e Galatasarayt

Futbolli i Turqisë është goditur nga skandali i bastvënies dhe hetimet vazhdojnë edhe më tej. 

Këto hetime prekin edhe top-klubet në Turqi, ku janë arrestuar edhe disa futbollistë të tjerë, ka shkruar “Bluewin” të premten.

Në mesin e futbollistëve të arrestuar janë edhe ata të klubeve të Stambollit, Fenerbahçe e Galatasaray.

Në total janë 46 të dyshuar që vazhdojnë të hetohen.

Agjencia e lajmeve “Anadolu” ndërkohë ka shkruar se 35 prej këtyre personave janë arrestuar tashmë, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Zyra e Prokurorit Publik ka njoftuar se 27 lojtarë janë të akuzuar për bastvënie në ndeshjet ku ata kanë qenë të përfshirë me ekipet e tyre. Të dyshuar janë edhe zyrtarë të klubeve.

Federata e Futbollit e Turqisë në fund të muajit tetor njoftoi se 152 gjyqtarë kanë vënë baste në vazhdimësi.

Hetimet tani po kryhen për klube dhe lojtarë./Periskopi

Shpërndaje në: