Për çështje folklorizmi sulmohet Konsullata e Turqisë në Prizren (VIDEO)
Dikush i hoqi flamujt e Turqisë që ishin vendosur në qytetin e Prizrenit nga komuna atje.
E një grup hodhi koktej molotovi në konsullatën e përgjithshme të këtij vendi në Prizren gjatë mëngjesit të sotëm, njofton Klan Kosova.
Për veprën e fundit u arrestuan pesë persona, për të cilët kryeprokurori Sylë Hoxha thotë se nuk ishin grup i organizuar e as të nxitur nga ndonjë parti politike, por se veprimin e bën për çështje folklorizmi.
Kronikën me detaje e ka përgatitur gazetarja Njomza Salihi.
https://www.youtube.com/watch?v=s2EykbX0Ovo



