Për çudi: Kjo është lidhja e Martin Berishajt me kompaninë ‘Cetis’ që shtypi fletëvotimet në Mitrovicë (DOKUMENT)
Zhvillime dramatike janë duke ndodhur që nga dje në QKN në Mitrovicën e Jugut, ku po dyshohet për manipulim të votave. Procesi i numërimit të votave atje është bllokuar pas konfirmimit të problemeve serioze me fletëvotimet e përdorura në balotazhin e së dielës. Se ka “gabime teknike” e ka pranaur edhe vetë kompania përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, CETIS, shkruan Periskopi.
Fletëvotimet janë shtypur nga kompania sllovene CETIS d.d., e kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Kompanina CETIS ka një të kaluar që lidhet direkt me amabsadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj,
Periskopi në vitin 2023 kishte raportuar se Martin Berishaj, është hisedar me 10 % të aksioneve në firmën Nacional (Shqipëri), ku në fillimet e saj, ishin katër firma aksionare të tjera: ‘Stil’, ‘Cetis’, ‘Nirvana’ dhe ‘Lucrum’, me pronarë sllovenë e kroatë.
Kjo kompani, ku u shkrinë të gjitha firmat e lartëshënuara, ishte hapur për të kryer 28 aktivitete të llojeve të ndryshme në Shqipëri, mes tyre – e para, ‘Organizim i llotarive dhe lojërave të fatit’.
Pronarë të tjerë të kompanisë ku është hisedar z.Martin Berishaj, në fillet e saj, ishte edhe drejtoresha e firmës nga Sllovenia, Cetis, znj.Simona Potocnik, pastaj në kompaninë Nacional, është edhe kompania tjetër kroate, Nirvana – me përfaqësues drejtorin e saj, Arsen Dobrota, një tjetër firmë krotate ‘Lucrum’ me përfaqësues drejtorin e saj, Vilim Kolaric si dhe në fund, z.Martin Berishaj.
Ndërkaq, me kalimin e viteve, aksionarët e kompanisë shtohen / ndërrohen por emri i Martin Berishajt qëndron aty.

LEXO EDHE:



