Për Majkun e Majlindën sot është ditë e veçantë (Foto)
Për reperin e njohur Majk dhe ish- të dashurën e tij modelen e njohur Majlinda Zeka, sot është një ditë shumë e veçantë.
Kjo për faktin pasi që dy muaj më parë ata u bënë prindër të një djali të ëmbël të cilin Majlinda e pagëzoi me emrin Roan.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Majlinda përmes disa fotografive që ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Ajo ka uruar djalin e saj për dymujorin.
“Urime dymujorin për beben time të ëmbël, djalin tim Roan”, kishte lënë mbishkrim Majlinda.




