”Për mua, Anfield është stadiumi më i keq në botë”

”Për mua, Anfield është stadiumi më i keq në botë”

Arjen Robben, veteran i Bayern Munchen, ka thënë se Anfield është “stadiumi më i keq” për të përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Kampionët e Bundesligës do të udhëtojnë të martën në Angli për ta zhvilluar ndeshjen e parë me ekipin e Jurgen Klopp.

Robben – i cili do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit – ka disa kujtime të këqija në Anfield nga koha e tij me Chelsean, raporton Periskopi.

Related image

Chelsea u eliminua 1-0 në total nga Liverpool në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të edicionit 2004/05, ndërsa Robben dhe shokët e tij humbën në penallti ndaj ‘Të Kuqëve’ në të njëjtën fazë të turneut në edicionin 2006/07.

”Unë mendoj, nëse ju pyetni [për] stadiumin më të keq për mua, është ndoshta i Liverpool”, tha 35-vjeçari për The Guardian. “Ju gjithmonë keni kundërshtarin tuaj të preferuar dhe gjithmonë duhet të jeni negativ”./Periskopi/

Shpërndaje në: