“Për ngritjen e futbollit anglez i detyrohemi ‘Të çmendurit’” – thotë ish futbollisti anglez
Në një analizë për Guardian, ish futbollisti i njohur Liam Rosenior, ka folur për ngritjen e hovshme që ka përjetuar vitin e fundit futbolli anglez. Talentë si Raheem Sterling, Harry Kane, Kyle Walker, John Stones, Dele Alli e Harry Wings – kanë dalë në dritë dhe po shkëlqejnë edhe më shumë se më parë. Për një gjë të tillë, anglezi mendon se Anglia i detyrohet trajnerit argjentinas Marcelo Bielsa.
Kjo sepse, të dy trajnerët që drejtojnë dy skuadrat që i kanë nxjerrë këta lojtarë, Guardiola [City] dhe Pochettino [Spurs] identitetin e tyre e kanë marrë pikërisht nga taktikat e ‘El Loco-s’. Dhe të dy e kanë shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për argjentinasin, që momentalisht e drejton skuadrën e Lille në Francë.
Sterling është përmirësuar ndjeshëm në mënyrën sesi e mban topin dhe pozicionohet në fushë. Një ngritje të jashtëzakonshme ka ndodhur edhe nën urdhërat e Pochettinos, me lojtarë si Clyne, Lallana, Winks, Kane, Dier dhe Dele Alli – që kanë përfituar nga idetë e Bielsas. | Guardian, Periskopi



