Për një muaj në Kosovë u testuan 53 të dyshuar për koronavirus

Për një muaj në Kosovë u testuan 53 të dyshuar për koronavirus

Që nga 8 shkurti deri më 5 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetitë Publik me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 53 mostra të dyshimta me koronavirus me ç’rast kanë rezultuar negative.

IKSHPK gjatë ditës së djeshme, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një rast të dyshimtë në COVID-19.Pacienti u kontrollua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morr mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

“Me datë 05.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është testuar një pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe ka rezultuar negative domethënë pacienti nuk është infektuar me virusin SARS CoV-2”.

“Nga data 01.02.2020 deri me 05.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.611 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.106, Vërmicë 726, Jarinje 173, Dheu i Bardhë 48, Hani i Elezit 48, Kullë 21, Qafë Morinë 8 dhe Bërnjak 6, udhëtarë.

“Me datë 05.03.2020, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF- Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe ECDC-së dhe te asnjeri nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes”, njofton ky institut,

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore nesër në Kosovë

Një ciklon i fuqishëm pritet të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje lokale…

Girona rrëzon Barcelonën nga froni – Real Madridi merr kryesimin

Në javën e 24-t të La Ligës, Girona realizoi një fitore të madhe 2-1 ndaj…

WizzAir lë 8 pasagjerë nga Kosova dhe Shqipëria në Aeroportin e Brukselit

Kompania hungareze e fluturimeve “WizzAir” pak orë më parë i ka lënë 8 pasagjerë nga…

Super Ramadani, shënon ndaj Cagliari

Lecce po e mposht Cagliarin në ndeshjen e Serie A. Është mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani…

Luna Beqa nga Kosova zë vendin e parë për Teknologji në Dubai

Fëmijët nga Kosova po vazhdojnë të shkëlqejnë nëpër garat ndërkombëtare.  Një triumf i tillë ka…

Macron kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit të zbatohen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar letër urimi Presidentes Vjosa Osmani, me rastin…

Buzhala: Burimet më tregojnë se Abdixhiku ka lobuar të bëhet president

Gazetari Berat Buzhala, ka thënë në “Pressing” të T7, se burimet e tij tregojnë se…

Lamine Yamal e humb penalltinë ndaj Gironas

Girona po i bën konak Barcelonës, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros…