Për një vit të suksesshëm, shefi i dërgon 800 punëtorët e vet në pushime pesëditore në ishujt Karaibe (Foto)
Kompania “Bertch Cabinet”, pronari i së cilës është Gary Bertch, u kishte bërë me dije gjatë muajit të kaluar punëtorëve të vet se kompania ka arritur synimet gjatë këtij viti, dhe se për këtë do të shpërblehen të gjithë me pushime pesë ditore në një anije gjigante në ishujt Karaibe, transmeton Telegrafi.
Punëtorët janë dërguar me aeroplan privat nga Miami për në ishujt Karaibe, ku një natë do të kalojnë në një hotel me pesë yje dhe katër ditë tjerë në anijen luksoze.





