Për pak nuk u përleshen simpatizantët e PDK-së me të Nismës (Video/Foto)
Ekipi i Periskopit raporton se një veturë me simpatizantë të Nismës është futur brenda hapësirës ku po festonin edhe simpatizantët e PDK-së.
Ata kanë thirrur parulla për fitore të Nismës për Kosovën, duke e acaruar situatën dhe duke detyruar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës që të evitojë incidentet dhe të lirojë rrugën.
Ngjarja shihet edhe nga videoja e Periskopit, kur vetura me simpatizantë të Nismës hynë në këtë zonë dhe për pak sa nuk fillojnë problemet. /Periskopi/









