‘Për pak sa nuk shpërtheva në lot’, Klopp preket nga gjesti i Salah
Jurgen Klopp pranoi se ai “pothuajse qau” kur Mohamed Salah lejoi Roberto Firminon të marrë penalltinë e dytë të Liverpoolit për të kompletuar het-trikun e tij në fitoren e madhe ndaj Arsenal 5 me 1.
Arsenali kaloi në epërsi i pari nëpërmjet Maitland-Niles, por më pas pasuan pesë gola nga ‘Të Kuqtë’, të cilët janë nëntë pikë diferencë si lider të Premier Ligës, shkruan Periskopi.
Penalltia e dytë u dha pas shtyerjes së Kolasinac ndaj Dejan Lovren, ndërsa sulmuesi egjiptian vendosi që t’ia lë shokut të tij Firmino.

Për këtë, Klopp ka folur për BBC: ”Ne e dimë se në pjesën e dytë ndeshja nuk kishte përfunduar, prandaj donim ta kontrollonim atë”.
”Mo Salah i dha penalltinë Bobbyt [Firmino] dhe pothuajse fillova të qaj sepse ne të gjithë e dimë se sa dëshiron të shënojë gola Mo. Ishte me të vërtetë e bukur”.
”Krishtlindjet kanë përfunduar, por jo për ta”, deklaroi gjermani pas ndeshjes. /Periskopi



