Për Ramushin, këngëtari kosovar shan rëndë Francën (Video +18)

Për Ramushin, këngëtari kosovar shan rëndë Francën (Video +18)

Kjo ka mllefosur shumë kosovarët dhe ky mllef po shprehet në mënyra të ndryshme.

Kështu i mllefosur, këngëtari Gazmend Rama, ka sharë shtetin e Francës – dhe atë me nënë, njofton Klan Kosova.

Rama nuk është artisti i parë – ndonëse i vetmi në këtë formë – që po kërkon lirimin e Haradinajt.

Madje “kontributin” e estradës e kanë pikasur edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote”, i ka thënë anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitajt, Presidentit Hashim Thaçi, në një status të tij në Facebook.

Skenën bizare e plotëson edhe një fëmijë i vogël që qëndron aty afër familjarëve derisa këngëtari përdor fjalë të pista.

Shpërndaje në: