Për supertalentin, Arthur, flet drejtori sportiv i Palmeirasit
Andre Zanotta, drejtori sportiv i Palmeirasit, ka dhënë një intervistë për Goal.com, ku foli për ardhmërine e Arthur.
Në intervistë, Zanotta konfirmoi se Barça dhe Real Madrid janë të interesuar për perlën e tyre. “E dimë që prej thashethemëve dhe kontakteve se ata janë të interesuar. Për Barcelonën e dimë sigurt, ndërsa për Real Madridin ende nuk ka ndonjë kontakt. Presidenti i Realit u takua me Presidentin e Gremios, por nuk dëgjova se u përmend Arthur. As presidenti nuk më njoftoi asgjë.” tha Zanotta, raporton ‘El Mundo Deportivo’, transmeton Periskopi.
Drejtori sportiv i Gremios foli edhe për foton e Arthur me fanellë të Barcelonës. “Çfarë ndodhi me foton ishte se ne u informuam nga agjenti se ata do të takohen me zyrtarët e Barcelonës në Porto Alegre, por prej takimit edhe fotos me fanellën e Barcelonës ka një dallim të madh”. Kam folur me Robert Fernandez dhe ai kërkoi falje, ishte diqka që nuk duhej të ndodhte. Ne kuptuam çfarë ndodhi, është një klub gjigant. “
“Në nuk kemi ndonjë ofertë nga Barcelona. Ata e kanë konfirmuar se janë të interesuar, me siguri që ata do të avancojnë me negiociata. Por deri tash nuk kemi mbyllur diçka me Barcelonën” /Periskopi



