Për të dytën herë rradhazi, Salah fiton një penallti kontraverse (VIDEO)
Mohamed Salah ishte në qendër të kritikave pas simulimit që bëri ndaj Newcastle, pas një prekje të lehtë që e pati nga Dummett në mesjavë.
Edhe sonte në derbin ndaj Arsenal, sulmuesi egjiptian fitoi një penallti e cila fare lehtë mund të mos akordohej, derisa edhe gjyqtarët në Premier Ligë e kanë të nevojshëm VAR-in, shkruan Periskopi.
Një ndërhyrje tejet e lehtë nga prapa e Sokratis, ishte e ‘mjaftueshme’ që gjyqtari Michael Oliver të akordonte një penallti.
Salah ishte i saktë nga pika e bardhë dhe ngriti epërsinë në 4 me 1, por kritikat ndaj tij dhe Oliver tashmë janë të pandalshme.
Kujtojmë se në Kampionatin Botëror nuk ishte i ftuar asnjë gjyqtarë anglez, pas përformancave të dobëta që patën gjatë vitit të kaluar. /Periskopi



