Për të shpëtuar pak vend në ballkon, prishtinasi rrezikon qytetarët nga kati i nëntë (Foto)
Një fotografi e publikuar nga qytetari Jeton Mehmeti tregon një bicikletë të varur në grilat e një ballkoni të katit të nëntë në një kompleks banesor në kryeqytet, shkruan Periskopi.
Bicikleta fare lehtë mund t’i bie në kokë ndonjë banori tjetër poshtë, dhe marrë parasysh lartësinë, gjasat për të shpëtuar do të ishin të vogla.
Merret me mend se një gjë të tillë, prishtinasi e ka bërë vetëm që ta shpëtojë pak vend në ballkonin e tij.





