Për t’i evituar aksidentet kërkohet që nxënësit të mësojnë për komunikacionin në shkolla

Për t’i evituar aksidentet kërkohet që nxënësit të mësojnë për komunikacionin në shkolla

Me këtë rast do të shpalosen rekomandime se si duhet te orientohen të gjitha organizatat dhe Policia e Kosovës se si t’i eliminojnë aksidentet në trafik.

Në fjalën hyrëse zëvendësministri i Brendshëm Nehat Mustafa, tha se në bazë të statistikave, trendi i viktimave në trafik ka rënë dukshëm.

“Po i bëjmë ftesë edhe Ministrisë së Arsimit që të i kushtojë rëndësi nxënësve se si duhet të sillen në komunikacion, sepse është tragjike kur ne shohim fëmijë të cilët humbin jetën në komunikacion”, tha Mustafa.

Kurse, zëvendësministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, tha se në të njëjtën kohë po ndërgjegjësohemi për marrjen e vendimeve, në mënyre që të reduktohet numri i aksidenteve.

“Ministria e Infrastrukturës ka marrë masa të rrepta, përveç ajo e gjobave është edhe marrja e patentë shofereve për vozitësit që nuk janë te kujdesshëm ose thënë ndryshe te padisiplinuar. Me anë të këtyre masave tentojmë zvogëlimin e numrit të aksidenteve”, tha Mujota.

Shpërndaje në: