Perez drejt Arsenalit
Arsenali është shumë afër marrëveshjes me Deportivo La Coruna për transferimin e anësorit të kësaj të fundit, Lucas Perez, shkruajnë mediat europiane.
Spanjolli pritet të zbarkojë në Emirates Stadium për një shifër 20 milionë euro.
Lucas ka shkëlqyer te Deportivo në sezonin e fundit, ku ka shënuar 18 gola. /Periskopi.com



