“Perez gaboi me shitjen e Ronaldos, as Neymar e as Mbappe nuk mund ta zëvendësojnë atë”

“Perez gaboi me shitjen e Ronaldos, as Neymar e as Mbappe nuk mund ta zëvendësojnë atë”

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka kritikuar Florentino Perezin për shitjen e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për të kaluar te Juventusi për shumën prej 105 milionë euro, shkruan Periskopi.

Calderon e kishte transferuar Ronaldon në vitin 2009 nga Manchester United për shumën rekord të asaj kohë prej 94 milionë euro.

Ish-presidenti i Realit ka thënë që shitja e yllit portugez ishte një gabim shumë i madh.

“Nuk duhej shitur në asnjë mënyrë, ka qenë një gabim i madh. Ai do të shënojë 50 gola në Itali,” ka thënë Calderon.

“Është një gabim i pafalshëm, që Real do ta paguajë shtrenjtë. Të gjithë flasin për Mbappe dhe Neymar, por të dy janë shumë larg nivelit të Ronaldo-s”.

“Në Itali do të fitojë trofe të tjerë dhe do të realizojë më shumë se 50 gola, tani Juventus mund të synojë me të vërtetë Champions League”.

“Më i forti i të gjithë kohërave? Është në një nivel me Di Stefano, Pele dhe Cruijff. Dhe nuk e harroj Messin,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: