Perez i gatshëm që ta shesë Modricin, ia tregon çmimin Interit

Perez i gatshëm që ta shesë Modricin, ia tregon çmimin Interit

Luka Modric kushton 60 milionë euro

Ylli kroat ditëve të fundit është lidhur me një kalim te Interi, ndërsa raportet e fundit nga Italia bëjnë të ditur që Florentino Perez është i gatshëm që ta lejojë largimin e tij nëse vjen ndonjë ofertë prej 60 milionë euro, transmeton Periskopi.

Modric do të rikthehet në stërvitje te Reali këtë vikend pas pushimeve që kaloi pas Kupës së Botës ku arriti deri në finale me Kroacinë.

Interi pasi dështoi në transferimin e Arturo Vidal tani po e kërkon me ngulm transferimin e 32-vjeçarit të Real Madrdit. /Periskopi/

Shpërndaje në: