Perez përkrahë Zidanen, pas humbjes nga Barcelona

Perez përkrahë Zidanen, pas humbjes nga Barcelona

Humbja ndaj Barcelonës, ka trazuar disi mjedisin e skuadrës së Realit të Madridit, teksa nuk kanë munguar as zërat për një largim të mundshëm të Zidane.

Gjithsesi presidenti Florentino Perez duke folur në rastin e festave ka konfirmuar se strategu francez do të mbetet në krye të ekipit.

“2017 është një vit që nuk do të harrohet lehtë nga madrilenët. Ishte viti i Championsit të 12 dhe i titullit të 5. Liga e Kampionëve, La Liga, Superkupa Europiane, Superkupa spanjolle, ishin disa nga trofetë që morëm këtë sezon”.

“Për tituj s’ka dyshim që ky është më i miri në 115 vite histori”. Ne madrilenët jemi krenar për trajnerin tonë, Zinedine Zidane, i cili është pjesë e kësaj legjende që quhet Real Madrid”, u shpreh Perez.

Kujtojmë që Reali u mund dje 3-0 ndaj Barcelona, por kjo nuk ka ndikuar në mendimin e numrit një të “galaktikëve” për francezin.

Shpërndaje në: