Perez shokohet nga vendimi i Zidanes për largim nga Real Madridi

Perez shokohet nga vendimi i Zidanes për largim nga Real Madridi

Florentino Perez është tronditur nga vendimi i Zinedine Zidanes për largim nga Real Madridi.

Presidenti i kampionit të Evropës ka pranuar në konferencën e sotme (e enjte) se largimi i francezit nga detyra e tij si trajner në Bernabeu pas fitores së Ligës së Kampionëve ka qenë i “papritur”.

“Pas fitores së Ligës së Kampionëve, vendimi ishte i papritur”, ka thënë ai. “Është një ditë e pikëlluar për mua, tifozët dhe lojtarët. Por, ai e di se unë e dua atë si lojtar dhe si trajner”

“Dua që ai të qëndroj përgjithmonë dhe doja ta bindi që të vazhdoj qëndrimin, por e di se ky ishte vendimi i fundit”

“E gjitha që dua është që t’i kujtoj atij që ky klub është shtëpia dhe familja e tij”

Zidane, i cili kishte kontratë te klubi në Madrid deri në vitin 2020, ka vendosur të largohet nga klubi pasi siguroi për të tretën herë radhazi titullin në Ligë të Kampionëve.

Shpërndaje në: